Është zbuluar shtatorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fshatin Peran të Podujevës, raporton teve1.info
Shtatorja është ndërtuar me financim nga Sabedin Uka, i cili jeton në Spanjë.
Uka ka thënë se shtatorja i ka kushtuar rreth 50 mijë euro, megjithatë ai është shprehur se shuma e parave të shpenzuara për këtë shtatore nuk është e madhe për një qëllim të tillë.
Përmendorja e cila u zbulua të mërkurën, në 3 vjetorin e fitores së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje me lider Albin Kurtin, mban emrin e tij duke u cilësuar si “Shpresa e Fundit”.
Kjo shtatore u zbulua në oborrin e mërgimtarit nga Podujeva.