Galaxy S9 + është telefoni që do t’ju japë eksperiencën më të mirë S9 pasi që vjen me hapësirën më të madhe të punës, hapësirë më të madhe të ruajtjes dhe kamera me dy lente, ndërsa S9 “standard” do të privohet nga këto gjëra.
Megjithatë, lajmi i keq është se Galaxy S9 ka gjasa të jetë më i shtrenjtë se modeli i vitit të kaluar.
Nëse gjykohet nga të dhënat e mëparshme, S9 do të duket shumë e ngjashme me S8, por nuk do të shitet me të njëjtin çmim.
ETNews pohon se burime të besueshme kanë gjetur se çmimi i S9 është midis 720 dhe 750 euro në Kore. Çmimi fillestar për Galaxy S8 ishte 702 euro.
ETNews nuk ofroi një vlerësim të çmimeve për modelin S9 +, por duke gjykuar sipas specifikave të tij, ai patjetër do të jetë edhe më i madh.
Pritet që Samsung të nisë telefonat e rinj në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, i cili do të mbahet nga 26 shkurt deri më 1 mars