Alban Hyseni si më i votuari për kryetar të Gjilanit në rundin e parë të zgjedhjeve po vazhdon me një mbështetje edhe më të lartë ta prezantojë programin dhe prioritetet e qeverisjes së re në Gjilan.
Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti ai mbajti tubime në Gjilan, Zhegër, Livoç të Poshtëm, Malishevë e Dobërçan ku u zotua se do të punojë ndershëm e me përkushtim të lartë për ta bërë ndryshimin e nevojshëm edhe në qytetin e Gjilanit.
Mbështetja që ky qytet i ka dhënë Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke e bërë të parën në vend e në komunë, është mbështetje që do t’i kthehet me punë të mira e zhvillimore këtij qyteti pas 14 nëntorit.