Zëdhënësi i Aleancës ka reaguar ashpër kreut të Mitrovicës Faton Pecit, pas një postimi në “Facebook” ku Peci është marrë me deklarimet e Daut Haradinajt dhe Dardan Krasniqit.
Në reagimin e tij, Kushtrim Xhemaili e ka quajtur Pecin “kryetar të një partie me tre anëtarë”.
“Çështjen tonde ja kemi lënë medias, s’ka ditë që s’të dalin skandale”, ka shkruar ai.
“Ti je përfaqësuesi më i denjë i kësaj kaste të mazhorancës, një shpi budallë. E keqja më e madhe është që përpos që jeni budallë, jeni antikombëtarë e hajna”, thuhet në reagim.
Në fund, Xhemaili ka deklaruar se Aleanca është dyfishuar dhe ka paralajmëruar se do ta dërgojë në shtëpi pushtetin aktual.
“Zyrët i kemi më të mira, jemi dyfishu e shpejt e dërgojmë në shtëpi secilin si ti e si kasta juaj”, ka përfunduar zëdhënësi i Aleancës.










