Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënëse janë 69 përqind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh.
Buzhala përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gati 80 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjatë muajve të verës, teksa shtoi se edhe ata që e kalojnë për 600 kWh të parë paguajnë më lirë, njofton Klankosova.tv.
“Jane 69 per qind e konsumatoreve qe nuk e kalojne asnje muaj gjate vitit shifren e 600 kWh. Gati 80 per qind e konsumatoreve nuk e kalojne kete shifer gjate muajve te veres. Ndersa, edhe ata qe e kalojne per 600 këh te pare paguajne me lire, pra njejte per kete pjese shpenzimit”, ka shkruar Buzhala.