Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmeve se një grup serbësh kanë shprehur pakënaqësinë për vizitën në pjesën veriore të kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për deputete nga ky subjekt Vjosa Osmani.
“Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zmbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turistike në veri”, është shprehur Bytyqi.
“Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejnë punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!”, ka shkruar ai.