Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka reaguar pas sondazhit të fundit të publikuar nga Baton Haxhiu dhe Gani Bobi.
Bytyçi ka thënë se sondazhi i Baton Haxhiut nuk është serioz, por është edhe në një nivel qesharak.
Reagimi i plotë nga Bytyçi:
Këto zgjedhje kanë treguar dy gjëra me rëndësi:
E para, vetëm PDK është duke garuar me një program konkret politik dhe se kandidati i saj për kryeministër, është i gatshëm për një ballafaqim të drejtpërdrejt.
E dyta, tregu i atyre që kinse po bëjnë sondazhe ka shpërfaqur nivelin e idiotizmit në disa studio televizive. Sot, këtij budallallëku, ju shtua edhe Baton Haxhiu me një sondazh që jo vetëm se nuk është serioz, por është edhe në nivel qesharak.
A po ju nxë gjumi?!