Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh Koordinator Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, Izmi Zeka, ka thënë se armët ilegale paraqesin rrezik.
Ai të martën në “Analizë dite” në RTK 3 ka folur për çështjen e legalizimit të armëve.
“Unë e shfrytëzoj rastin që të kërkoj nga qytetarët që të mos i bartin armët në vende të ndryshme, port a mbushin aplikacionin dh eta kenë armën legalisht. Armët legale nuk paraqesin rrezik për shoqërinë, zakonisht armët ilegale paraqesin rrezik për shoqërinë”, ka thënë ai.
“Qytetarët të mos bartin armë pa leje, sepse në rend të parë rreziku vjen për anëtarët e familjes dhe pastaj për qytetarët e tjerë”.