Çfarë po ndodh në Kamenicë me nxënësit dhe mësimin e tyre.
Pse nuk merret Ministria e Arsimit për të gjetur zgjidhje për shkollat që deri më tani nuk kanë filluar mësimin për shkak siç po thuhet reformat në arsim në Komunën e Kamenicës.
Pse po lejohet të luhet me ndjenjat e shkollarëve, familjeve të tyre, mësuesve dhe qytetarëve të Kamenicës -Dardanës.
Reformat në arsim nuk i bëjnë nderë as edhe nuk sjellin cilësi pa analiza qoftë studimore e shkencore të cilat përshtaten me nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe trendëve Evropiane e në këtë rast të Kamenicës.
Ministria e Arsimit është e obliguar që të kujdeset për mbarëvajtjen e procesit edukativo – arsimor në gjithë vendin.
Këto që po thuhen reforma nuk paraqesin një gjë të tillë përveç se lëvizje të nxënësve prej një vendi në vendin tjetër.
Heshtja e Ministrisë së Arsimit, si institucion i lart arsimor mund të ketë vlerësim për këtë gjendje, por assesi në interes të shkollave të Kamenicës.
Lëreni more eksperimentet se e shkatërruam arsimin në përgjithësi.