Luftë e papastër këto ditë në skenën politike. Lëreni papërgjegjësitë shtetërore duke etiketuar njëri tjetrin sepse kaçiku i juaj nuk është për të na treguar se kush është tradhtarë e as kush është më patrioti. Historia e djeshme ka vendosur disa bazamente të cilët edhe po deshët ju nuk mund ti lëvizni.
Z, kryeministër sot jemi në një botë me demokraci të përparuar edhe pse diku ka ende përjashtime. Është mbase e lehtë të vendosesh sot, ke rrugë të shumta por më të veçanta janë lindja dhe perëndimi, Amerika apo Rusia. Prandaj e ke fuqinë institucionale dhe qeveritare dhe vendos nga donë të ia mbash.
Për qytetarët nuk kam çka të flas ata ka mbi 100 vite që janë drejtuar kah SHBA qysh në kohën e Ismail Qemajlit në vitin 1912
Prandaj mos na humb kohë në këtë etapë mjaftë sensitive por edhe të rëndësishme për Kosovën.
Nuk fitohet lufta disa thonin , por ajo u fitua, Rambujeja ishte dështim por nuk ndodhi ashtu, Parisi nuk do të sjell asgjë por vuri bazat e shtetit, Pakoja e Ahtisarit ishte tradhti kombëtare por ajo iku dhe shteti u bë. Institucionet shtetërore nuk bëhen por ato u bënë.
I ruajtëm miqësitë me Amerikën si sytë e ballit edhe atëherë kur ne luanim me ndjenjat e tyre.
Nuk është poshtërim o njerëz të mirë kur krijohen aleanca për interesa të përbashkëta.
Unitet klasik asnjëherë nuk do të ketë në demokracitë e zhvilluara. Dhe mos u frikoni të merrni përgjegjësi. Gjerat janë kristal të pastërta. Kosova ka kushtetutën ,ligjet dhe 17 shkurtin e ditës së pavarësisë, andaj mos hezitoni por merrni veprime për të ruajtur koherencën shtetërore.
Substanca e shtetit të Kosovës i ka bazat në Kushtetutën kosores.
Panika e krijuar për poena politik dje dhe sot janë vetëm bjerrje kohe por assesi arsyetim për zvarritje. Amerika do të jetë këtu deshëm apo nuk deshëm ne.