Shkruan: Izmi Zeka
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës
Mos luani me dhimbjen e familjes Dehari që humbën djalin e tyre dhe jo vetëm por mbetën pa asnjërin djalë të tyre.
Një familje e përkushtuar tradicionalisht për lirin e kombit den baba den.
Rasti Dehari duhet të ndriçohet deri në fund. Fundja askush nuk ka të drejt në shtetin e Kosovës nëse vërtetohet nga ekspertizat qoftë vendore, ndërkombëtare apo diku tjetër që tu a marr jetën qytetarëve të saj.
Por diçka që është e habitshme dhe e pajustifikueshme përse po përdoret rasti i Astritit për tu “gërvallur’ disa të pa ndjenja njerëzore dhe morale. Përse po luani me dhembjen e familjes Dehari e cila ka humbur shumëçka nga shpirti i tyre.
Ata mbetën pa dy djemtë e tyre në shtetin e Kosovës dhe askush nuk ndjen përgjegjësi qoftë morale, politike apo edhe juridike.
Përse nuk i leni rehat familjarët me dhimbjen e tyre.
Ekspertiza le të bëhet në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare vetëm e vetëm me arritur deri tek e vërteta e vdekjes së dyshimtë të Astri Deharit.
Përse more u lejoka një avokat të bëjë gjyqin dhe askush nuk merret me të siç është rasti i Tomë Gashit. Kush është ky njeri që nuk ka kurrfarë përgjegjësie juridike që sakaton gjithçka që është ligjore dhe paragjykon vendimin final.
Kush është ky njeri që dërgon në burg njerëzit ende pa u sqaruar deri në detaje dhe pa pasur të akuzuar për rastin Dehari.
Pse nuk merret prokuroria me të.
Deri kur lejohet kështu për tu ngritur njerëzit dhe për të përfituar diçka në emër të një kauze duke shkelur me dy këmbët ndjen njerëzore, moralin njerëzor dhe në fund funksionimin e ligjeve në Kosovë.
Njerëz të tillë edhe për së vdekuri donë të vrasin Astritin dhe të lëndojnë familjen e tyre që dhanë gjithçka për lirin e shqiptarëve në tersi.
Rasti i Astritit tani të ndjerë duhet të sqarohet deri në fund me ekspertiza edhe më profesionale qoftë edhe nga FBI
Përse asnjëherë nuk u dha përgjegjësi morale as shtetërore nga askush për dy të rinjtë që u vranë në protesta e vitit 2007 ku u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.
Ata u vranë në Kosovën e lirë, shtet.
Përse të vriten në shtetin Kosovës e shumë pyetje.
O njerëz të mirë të popullit tim mos luani me ata që nuk janë më, mos ngritni kauza për një copë pushtet me ata që kanë ikur në botën tjetër.