Këto ditë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u ballafaqua me një sfidë shtetërore e cila mori përmasa të mëdha edhe te qytetarët e Kosovës, ka thënë Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke iu referuar rastit të arrestimit, e më pas deportimit, të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi dhe zhvillimeve të mëpastajme rreth kësaj çështje.
Zeka tha se në cilësinë e zëvendësministrit u premton qytetarëve se MPB-ja si institucion kredibil do të punojë në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror.
“Si deri më tani do të angazhohemi që t’u ofrojmë qytetarëve siguri të plotë dhe mirëqenie për të gjithë. MPB-ja me vartësit e saj do të jetë përherë e përqendruar që t’i kryej obligimet e veta në harmoni me rekomandimet evropiane në mënyrë që qytetarët e Kosovës të ndjehen fuqishëm pjesë e integrimeve evropiane”, ka thënë Zeka.
Ai shtoi se angazhimi i tyre do të mbështetet fuqishëm në aleat perëndimor dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.