Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrin e Punëve të Brendshme ka thënë se institucionet e Kosovës po bëjnë hapat konkret që të përmbushen të gjitha obligimet që kemi si institucione shtetërore dhe thotë se beson fuqishëm se në fund të vitit, Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave dhe qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.
“Të gjitha arsyet kanë pushuar për t’u shtyrë ky proces në raport me Kosovën, kështu që ne do t’i bashkëngjitmi vargut të shteteve evropiane edhe në aspektin e lirisë së daljes jashtë kufijve të Kosovës”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, Kosova me këtë rast po përmbyll edhe një kapitull të rëndësishëm që ka të bëjë me integrimet evropiane.
“Kosova është e bekuar që ka miq, amerikanët dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë zëvendësministri Zeka.