Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pasi që avokati Besnik Berisha ka hedhur akuza ndaj Gjykatës Themelore në Pejë, pasi që kjo e fundit mori vendim që të rihapë shqyrtimin gjyqësor për rastin e Agonis Tetajt, për vrasjen e të cilit po akuzohet Shaban Gogaj.
Berisha në një adresim për media tha se kjo Gjykatë ka shkelur ligjin me dy këmbë, derisa u shpreh se do ta luftojë këtë padrejtësi, siç e ka quajtur ai. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Zeka, i cili ka thënë se vetëm në Kosovë ndodhë që vrasë shteti, pastaj njeriu dhe në fund edhe avokati.
Zeka është shprehur se 85 përqind te avokatëve në Kosovë, janë sekser te drejtësisë.
Postimi i plotë:
Vetem ne Kosove ndodhe qe: Te vret shteti. Pastaj te vret njeriu. Ama ne fund, te vret avokati. A e dini ju qytetare te nderuar qe 85 perqind te avokateve ne Kosove, jane sekser te drejtesise. Stacionin e tyre te pare ndalues i kane disa hetues dhe prokuror. Nese ua mberrine grepi, shkojne edhe me larg.
Oda e Avokateve te Kosoves, eshte indentike me shoqatate e gazetareve, qe funksionojne vetem per nje zyre, per nje vule, edhe per pak leter…!!!