Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramdani ka folur pas hedhjes së shortit të Ligës së Konferencës, ku do të ndeshjen me klubin Liepaja.
Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për ciftet e Ligës së Konferencës, ku fati deshi që Gjilani të takohet me klubin nga Letonia, Liepaja.
Për këtë short dhe ndeshjen ndaj klubit të Letonisë ka folur edhe trajneri i Gjilanit, Ramadani.
“Një kundershtar i rrespektuar në këtë fazë të garës. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar.
Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë rund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”.