Trajneri i FC Dritës, Zekirija Ramadani, ka komentuar shortin e të sotëm, i cili vendosi që gjilanasit të përballen me Celjen.
Ai e përshkoi këtë përballje si një mundësi për të testuar forcën e skuadrës së tij, duke theksuar respektin për rivalin, i cili udhëheq aktualisht në ligën sllovene me një diferencë prej 12 pikësh ndaj vendit të dytë.
Ramadani shtoi se, megjithëse sfida pritet të jetë e vështirë, ekipi i tij do të japë maksimumin për t’ua vështirësuar punën kundërshtarëve.
“Ishte shorti që kishim dëshiruar, jo sepse ekipi i Celjes është i dobët, por sepse pamë forcën e AZ Alkmaar. Donim që tani të shohim edhe forcën e Celjes. Bëhet fjalë për një skuadër që është në vendin e parë në ligën sllovene, me plot 12 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. Do të jetë një përballje shumë e vështirë, por nuk do të dalim të dorëzuar, do të bëjmë gjithçka për t’ua vështirësuar punën.” shtoi Zekirija Ramadani.










