Zekirija Ramadani i është drejtuar me një mesazh të veçantë të gjithë tifozëve të Dritës, duke i falënderuar për mbështetjen dhe respektin që i kanë dhënë gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.
Trajneri shkupjan u shpreh mirënjohës për besimin e tifozëve, duke theksuar se është përpjekur t’ua kthejë atë me përkushtim maksimal, punë të palodhshme dhe suksese të rëndësishme për klubin.
“Faleminderit shumë për respektin që ma keni dhënë. Besoj se jua kam kthyer me shumë pasion, punë dhe suksese. InshAllah, sukseset e klubit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Unë do të jem gjithmonë një tifoz më shumë i Dritës”, u shpreh Ramadani./Olle/

