Gjilani është bërë me trajner të ri pas largimit të Debatik Currit dhe Zekirija Ramadani do të jetë trajneri i ri i Gjilanit.
Pas disa ditësh negociatash, Gazeta Olle mëson se marrëveshja mes palëve është arritur përfundimisht dhe Zeka të premten do të dalë në stërvitje me Gjilanin.
Për Zekin, ky është një rikthim te Skifterat pas aventurës në sezonin 2022/23, kur e kishte dërguar këtë skuadër në Evropë dhe deri në finalen e Kupës së Kosovës.
Vetëm disa javë pasi u shkarkua nga Drita, Ramadani rikthehet në qytetin e Gjilanit, por tani do të vishet bardhekuq.










