Zekirija Ramadani, në një emision sportiv, ka ndarë përvojat e tij në klubet kosovare, duke përmendur sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur.
Ai ka rrëfyer se te Gjilani, për gjashtë muaj ai dhe lojtarët ishin të angazhuar pa marrë asnjë pagesë, por pavarësisht kësaj, e kishin respektuar kampionatin deri në fund.
Në anën tjetër, duke folur për përvojën te Drita, Ramadani ka theksuar se aty financat nuk janë çështje diskutimi dhe gjithçka fokusohet vetëm në punë dhe performancë, pa probleme të tjera jashtë fushës.