Gjilanin mori një barazimin pa gola në stadiumin “Bajram Aliu” ndaj Drenicës në xhiron e tretë të Albi Mall Superligës.
Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani ishte i kënaqur me lojtarët e tij, teksa u ankua në fushën e stadiumit dhe në orarin e ndeshjeve, pasi gjilanasit kanë luajtur tri ndeshje në gjashtë ditë.
“Duhet vlerësuar, pas dy ndeshjeve me bari sintetik, luajtëm në artificial dhe u ndalëm në një fushë që nuk ishte në nivelin e duhur”.
“Drenica është një ekip i paparashikueshëm, vjen pas dy humbjeve dhe kishte dëshirën për t’u kthyer, duhet të jemi të kënaqur nuk e humbëm takimin”.
“Po luajmë çdo dy ditë, po i bëhet një masakër Gjilanit, është e paimagjinueshme të luhet kaq shpesh”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/