Përdorimi i cigareve elektronike është bërë trend i ri.
Sipas statistikave botërore rreth 4.3 milionë njerëz përdorin cigare elektronike.
Por shkencëtarët, po insistojnë që konsumimi i këtij lloji të cigares mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme të mushkërive, e po ashtu të ju bëjë më të lodhur dhe në disa raste të rrisë rrezikun e kancerit.
Sipas ekspertëve të lëkurës thuhet se kanë paralajmëruar rrezikun i cili mund t’i kanoset sepse sasia e nikotinës gjetur në cigaret elektronike mund të plakë lëkurën tuaj, thonë ekspertët.
Përdorimi i cigares elektronike po ashtu shkakton plakje të parakohshme.
“Nikotina në lëngun e avullit mund të shpërbëjë kolagjenin, i cili shkakton linja, rrudha dhe lëkurë të varur”, tha Dr Salome Dharamshi, dermatologe.
Lëkura e cila mund të jetë e varur gjithashtu ngushton enët e gjakut.
Kjo i privon qelizat kryesore të lëkurës nga oksigjeni dhe ushqimi dhe lëkura fillon të ulet dhe rrudhet para kohe, pra si pasojë e kësaj e lë lëkurën të thatë.
Po ashtu thithja e cigareve elektronike mund të shkaktojë ose të përkeqësojë aknet.
Pra shumë rreziqe e për të cilat shumica e konsumuesve janë të informuar por përkundër kësaj konsumi vazhdon dhe në të gjitha vendet dhe hapësirat është shumë lehtë të gjendet.
Zelanda e Re është vendi i parë i cili do të ndalojë këtë lloje të cigares.
Shijet e ëmbla dhe të mira për fëmijët, si ‘karamele pambuku’ dhe ‘pelte luleshtrydhe’ do të ndalohen gjithashtu në favor të llojeve më të kërkuar.
Ministrja e Shëndetësisë e Zelandës së Re Dr. Ayesha Verrall tha se ”duam vejps sa më larg mendjes dhe arritjes së fëmijëve dhe të rinjve”.
Aktivistët kundër konsumimit të këtyre cigareve dëshirojnë që edhe Britania të ndjekë shembullin, duke kërkuar politika më të ashpra për të ndaluar vendin ‘të ecën në gjumë në një krizë ekzistenciale’