Në 34-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky ka falënderuar homologun e tij shqiptar, Bajram Begajn për mbështetjen dhe urimet ndaj shtetit ukrainas.
Zelensky përmes një postimi në X, thotë se Shqipëria ka mbetur partner i besueshëm i Ukrainës, derisa shton se pret me padurim zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Falënderoj sinqerisht Presidentin e Shqipërisë mike,Bajram Begaj, për fjalët e tij të ngrohta të urimit me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria ka mbetur një partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe në nivel dypalësh. Pres me padurim zhvillimin e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar presidenti ukrainas.