Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij nuk mundet i vetëm ta luftojë Rusinë. Ai u ka bërë thirrje shteteve të tjera të veprojnë “para se të bëhet vonë”.
Duke kërkuar mbylljen e hapësirës ajrore mbi Ukrainë, Zelensky ka thënë se do të ketë luftë të tretë botërore.
“Nuk mund të merret vendim që të mbyllet hapësira, ose të mos mbyllet. Mbylleni qiellin për ta ndalur bombardimin”, është shprehur ai për SkyNews, transmeton KlanKosova.tv.