Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se deri më tani në Kosovë nuk ka pasur ndonjë rast që është infektuar dy herë me COVID-19.
Në Klan Kosova, ai ka theksuar se edhe pse mbi 50 për-qind e të infektuarve nuk kanë shfaqur simptoma, kjo nuk do të thotë se nuk duhet pasur kujdes.
“Sa i përket pandemisë, ne e kemi vdekshmërinë më të ulët në rajon dhe Evropë”.
“Por, duhet të kemi kujdes sepse këto ditë ka qarkulluar informacioni se e kemi kryer të gjithë virusin – kjo është e rrezikshme nëse futet në mendjet e njerëzve”.
“Edhe pse mbi 50 për-qind e personave që kanë rezultuar pozitivë kanë qenë pa simptoma – këtë nuk duhet ta përdorim – sidomos në këtë fazë të rritjes së numrit të rasteve”.
“Imunizimi, pjesë që krijon antitrupa, tek dikush është më afatgjate. Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë rast që ka rezultuar dy herë me COVID-19”.