Janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19, por që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Debat Plus ka thënë se situata është e menaxhueshme.
Ai gjithashtu kritikoi edhe qeverinë Kurti, duke thënë se kur ka pranuar detyrën, s’ka pas asnjë dokument zyrtar se çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë.
Ndërsa, i njëjti komentoi edhe deklaratën e këngëtarit Labinot Tahiri, i cili gjatë protestës së sotme tha që koronavirusi është gënjeshtër.
“Në momentin kur e kam drejtu komitetin kanë qenë këto shqetësime.
Ne kem pas tubime masive, pa u respektu asnjë të drejtë të individit për ruajtje të jetës, dhe pjesa tjetër kur sheh asi pamje, ngritet dilema a ka COVID a s’ka”.
Ministri tha se do të ketë rritje të numrit të rasteve, ndoshta edhe për shkak të protestës së fundit të VV-së.
Efektet e këtij tubimi do të shihen sot, nesër, pasnesër, e kemi pas një strukturë, i kemi përcjellë se nga vijnë nga qytetarë, fatkeqsisht kanë ardhë nga vatra që s’kanë qenë pjesë e infeksionit, po p.sh pika e re është në Prizren, pa dasht me paragjyku.
Do të kemi rritje, pikërisht ndoshta edhe për shkak të protestës, por edhe mos respektimit të masave”, ka thënë ministri Zemaj.