Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është takuar me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatorët rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Pas takimit, Zemaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka paralajmëruar mundësinë e izolimit të atyre komunave dhe zonave ku ka rritje të rasteve me koronavirus.
Ai paralajmëroi edhe shtimin e monitorimit të zbatimit të masave anti-COVID për çka ka kërkuar edhe angazhimin e 450 policëve shtesë.
“Kërkesa jonë do të jetë edhe përkrahje për logjistikë – edhe për inspektorët edhe për policët. Tash e presim edhe kontingjentin e ri të 450 policëve. Ata do të jenë të angazhuar edhe si pjesë ndihmëse e zbatueshmërisë së masave”.