Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, sot ka zhvilluar një takim virtual me homologun e tij nga Izraeli, Yuli Edelstein ku edhe kanë biseduar për sigurimin e vaksinës anti-COVID për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.
Zemaj tha se është diskutuar edhe angazhimin e Kosovës në gjetjen vaksinës anti-COVID.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë Zemaj.
Tutje ai ka thënë se bashkëpunimi me Izraelin do të jetë i plotë dhe se do të angazhohen që të sigurojnë vaksinave antiCovid.
“Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid. Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri”, ka shtuat tutje Zemaj.
Më poshtë njoftimi i plotë nga Zemaj.
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.
Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre.
Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid.
Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri.
Faleminderit!