Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se që nga java tjetër edhe 350 mjekë do të punësohen në Kosovë.
Zemaj ka thënë se prejse ka marrë mandatin janë punësuar 200 mjekë në vend, kurse edhe 350 të tjerë do të punësohen në javën që vjen.
“Javën tjetër do të punësohen edhe 350 mjekë të tjerë. Kemi shpallur konkursin për specializime dhe do të bëhen 1043 specializantë e do të punësohen”.
Zemaj thotë se sa të jetë ministër i Shëndetësisë në institucionet shëndetësore do të punësohen më shumë se 1600 mjekë dhe infermierë.