Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklatuar se në takimin me shefin e Zyrës së UNICEF’it, Murat Sahin, janë dakorduar të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti-Covid.
Zemaj ka shkruar në Facebook se është në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare për të siguruar vaksinën anti-Covid.
“Jemi në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti-covid. Kemi besim të plotë se zotimet e deritashme për vaksina do të zbatohen nga BE-ja dhe organizatat tjera që menaxhojnë me shpërndarjen e vaksinës për qytetarët e Republikës së Kosovës duke mos ngecur as nga rajoni, as nga Evropa”, ka shkruar Zemaj.
Ky është statusi i tij i plotë:
Në takimi e sotëm me shefin e Zyrës së UNICEF-it, z. Murat Sahin, jemi dakorduar të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti Covid. Në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes.
Jemi në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti-covid.
Kemi besim të plotë se zotimet e deritashme për vaksina do të zbatohen nga BE-ja dhe organizatat tjera që menaxhojnë me shpërndarjen e vaksinës për qytetarët e Republikës së Kosovës duke mos ngecur as nga rajoni, as nga Evropa.