Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie e ka konfirmuar se bashkëatdhetarët që vijnë për pushime në Kosovë nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit RT PCR.
Zemaj tha se testi është i nevojshëm vetëm për ata persona që nuk kanë një vendbanim në Kosovë dhe ata të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me ‘rrezik të lartë’ sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes.
Shumë njerëz nga shtete si Kosova, Turqia, Serbia Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina punojnë dhe jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Ata tradicionalisht kthehen në shtëpi me vetura gjatë festave të fundvitit, por edhe gjatë pushimeve të verës.
Disa shtete të Bashkimit Evropian, që kanë komunitete të mëdha të punëtorëve migrantë, kanë vendosur masa të testimit të detyrueshëm për coronavirus dhe masa të izolimit sapo ata të kthehen nga vendet e tyre të origjinës, duke shpresuar se këto masa do të bëjnë që më pak njerëz të udhëtojnë gjatë kësaj periudhe.