Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Kosova ka arritur të sigurojë 1 milion e 220 mijë vaksina antiCOVID.
Këtë Zemaj e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid”, ka shkruar Zemaj.
Ministri në detyrë ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e masave antiCOVID.
“Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar, respektoni masat anti Covid!
Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid 19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend.
Nga 1586 mostra të marra brenda 24 orëve, 253 kanë rezultuar pozitive, 646 kanë fituar betejën me Covid 19, ndërsa kemi dy vdekje.
Qytetarë të nderuar,
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim të masave anti Covid, ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid 19.
Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës.
Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën.
Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid.
Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore.