Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga nxënësit, prindërit e mësimdhënësit që të zbatojnë masat anti-COVID.
Zemaj theksoi se tubimet dhe udhëtimet e organizuara janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit.
“Nuk mund të imagjinohet që rinia jonë, fëmijët tanë, të bëhet shpërndarës i mundshëm i virusit vdekjeprurës në kohën kur kërkohet kujdes maksimal i luftimit dhe kufizimit të hapësirës së infeksionit. Arsimtarë e nxënës të dashur, shëtitjet dhe festat do t’i kemi më të gëzueshme kur ta largojmë virusin. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar ai në “Facebook”.