Ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas zhvillimeve të sotme, ku grumbull i madh i qytetarëve u panë duke pritur për vaksinim tek salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Zemaj ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Kurti, sot ua rrezikoi jetën qytetarëve, shkruan Reporteri.net.
Ai ka potencuar se organet e drejtësisë duhet hetuar mënyrën e vaksinimit pasi që sipas tij, disa persona janë vaksinuar pas raportimit që nuk kanë mbetur më vaksina.
Qeveria e udhëhequr nga Kurti dhe Ministri Vitia ka rrezikuar qytetarët e Kosovës. Kjo tregon se këta njerëz nuk e kanë prioritet shëndetin vazhdojnë të menaxhojnë në stilin populist. Në kohën më të keqe kur kishim numër të madh të rasteve këta merreshin me zgjedhjet në një shtet fqinj, sot deputetët e tyre merren me zhvillimet në Palestinë. Nuk janë lejuar të pasqyrohet gjendja e vërtetë për ta fshehur të vërtetën skandaloze që ka ndodhur sot. Kjo mënyrë e sjelljes së këtij pushteti është çnjerëzore që kërkon përgjegjësi. Ftoj organet hetimore që ti trajtojnë me seriozitet këto situata”, u shpreh ai në një konferencë për media.