Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj thotë se Kosova është shembull në menaxhimin e pandëmisë COVID-19.
Zemaj ka publikuar statistika nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ku sipas tyre Kosova radhitet e fundit për numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19 në rajon për 100 mijë banorë.
Zemaj për këtë rezultat ka falenderuar qytetarët për disiplinë dhe respektimin e rregullave anti-COVID.