Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shpalosur detaje nga ato që janë diskutuar në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus Covid 19.
Ai ka thënë se edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta do të mbesin në fuqi, shkruan Indeksonline.
“Jemi të vetdijshëm se presioni për të liruar veprimtari të tjera është në rritje e sipër sidomos nga bizneset, banjat rehabilituese, ndryshime të orareve të qarkullimit, kinematë dhe verpimtari të tjera, por duke qenë që jemi në një fazë delikate në prag të fillimit të vitit shkollor dhe neve na duhet të ulim edhe më tej lakoren e infektimeve dhe rastet e vdekjeve, konsideroj se së paku edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta duhet t’i mbajmë në fuqi”.
Ai ka folur edhe rreth situatës me pandeminë, vitin e ri shkollor e vaksinat.
Njoftimi i plotë:
Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus Covid 19 falenderova anëtarët e komitetit për gatishmërinë që po tregojn gjatë gjithë kohës për menaxhim sa më të mirë dhe efikas të situates epidemiologjike e në veçanti tash kur para nesh ende mbesin sfida serioze sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid-19.
Situata rreth pandemisë
Bazuar në të dhënat nga IKSHPK-së dhe SHSKUK-së, në 2-3 javët e fundit kemi një rënie të lehtë graduale të numrit të personave të infektuar nga Covid-19, gjithashtu edhe një rënie domethënëse të numrit të pacientëve të spitalizuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme por edhe rënie të vdekjeve të pacientve të infektuarve me Covid-19.
Kjo u jep një lloj frymëmarrjeje profesionistëve shëndetësor, por edhe neve si institucione vendimarrëse, për t’u rimobilizuar për fuqizimin e kapaciteteve për të pritur një valë tjetër eventuale të Covid-19 gjatë vjeshtës.
Shpresojmë që kjo rënie e numrit të infektimeve të reflektojë edhe me rënie të numrit të të vdekurve, që mbetet ende shqetësim i lartë sa i përkët menaxhmit të Covid-19.
Duhet të theksojmë se rënia e numrit të infektuarve është rezultat i zbatimit të masave të Qeverisë në një nivel më të mirë nga qytetarët, sidomos bartjes së maskës mrojtëse, falë edhe përkushtimit të Policisë së Kosovës dhe inspektorateve përgjegjëse, të cilët përmes punës në terren kanë kontribuar në këtë drejtim, pa lënë anash edhe fushatat informuese që bartjen e maskës e kanë promovuar, përveç si mbrojtje, dhe si një lloj kulture shëndetësore.
Ne kërkojmë që më këto masa të vazhdohet edhe më tej, pa rënie të kondicionit në punë, duke i dhënë rëndësi gjithashtu edhe ruajtjes së distancës si një masë tjetër mbrojtësë kundër Covid-19. Te kjo pikë jemi ende keq, si në gastronomi ashtu edhe në veprimtari të tjera.
Viti i ri shkollor
Mbajtja e këtyre masave është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos tani në prag të filimit të vitit të ri shkollor, për çka presim që Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe komunat t’i kryejnë përgatitjet e duhuara për fillimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, sipas skenarëve të paraparë, derisa kërkojmë që rreth kësaj teme, sikurse edhe për të tjerat, të jemi të koordinuat në maksimum, ashtu që fillimi i vitit shkollor të fillojë mbarë, pa rrezikuar shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve.
Sa u përket masave të tjera, qoftë në kuptim të lehtësimit të masave apo edhe ashpërsimit të tyre, ato do të ndërmerren sipas situatës epidemiologjike në terren.
Vaksinat
Duke qenë që po shkojmë kah vjeshta, MSH është në proces të sigurimit të vaksinave kundër Gript sezonal, derisa po zhvillojmë biseda dhe kemi marrë zotime nga partnerët dhe donatorët edhe për sigurimin e një numri solid të vaksinave kundër Covid-19, kur ato të jenë zhvilluar dhe aprovuar definitivisht për përdorim. Një pjesë tjeër, do të na duhet t’i blejmë, ndërsa projeksioni është që me vaksinë anti covid të mbulohet 60-70% e popullatës.
Donatorët
Po aq sa është i rëndësishëm koordinimi mes nesh, po kaq është i rëndësishëm edhe koordinimi me dontorët, të cilët kanë pasur një rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e pajisjeve mbrojtëse profesionale të mjaftushme për të mbrojtur si personelin shëndetësor ashtu edhe qytetarët, por edhe sigurimin e respiratorëve shtesë, auto-ambulancave, koncentratorëve dhe oksigjenoformuesve të oksigjenit.
Kapacitetet e reja-spitali anti Covid
Në rrafshin e fuqizimit të kapaciteteve, si Ministri e Shëndetësisë, në funksion të menaxhimit sa më të mirë dhe adekuat, të pandemisë, pa lënë anash edhe shërbimet shëndetësore të tjera,duke analizuar edhe skenarët mbi ecurinë e pandemisë nga IKSHPK për një rritje të numrit të personave të infektuar dhe personave të spitalizuarve me COVID-19 gjatë një vale eventuale gjatë muajve në vazhdim, dhe resurset e kufizuara sidomos në infrastrukturë, dhe për të gjetur një zgjidhje sa më adekuate, kemi hulumtuar rreth gjetjes së një hapësire adekuate prej 500 shtretërve në sektorin publik për të shtuar kapacitetet e nevojshme për menaxhim të pandemisë.
Pas konsultimeve edhe me Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror për shkak të disa problemeve ligjore, jemi në rrugë të mirë që objektin e tanishëm në ndërtim të Klinikës Emergjente, ta shfrytëzojmë për nevojat e trajtimit të pacientëve të infektuar me COVID-19.
MSh ka themeluar Komisionin koordinues për identifikimin e gjendjes së objektit, marrjen e nevojave nga shërbimet kyçe mjekësore, arkitektonike dhe të pajisjeve për ri projektim të objektit (propozuar nga shërbimet adekuate të ShSKUKsë) dhe është ne fazën e përgatitjes që eventualisht të kërkoj projektimin për ri- destinim, nëse marrim mbështetjen e Qeverisë, pa e cenuar arkitekturën ekzistuese aq sa është e mundur por duke futur në funksion të gjitha shërbimet e nevojshme për një spital ANTI COVID me kapacitet prej 450 – 500 shtretër me standardet më të reja për këtë qëllim.
Me shfrytëzimin i kësaj hapësire për trajtim të pacientëve me COVID-19 do të mundësohej: shërbim cilësor dhe adekuat për COVID, koncentrimi i stafit profesional në një institucion dhe ofrimi i shërbimeve kualitative, duke shkarkuar institucionet e tjera.
Investimi në këtë objekt do të ishte i qëndrueshëm, me mundësi përdorimi për qëllime të tjera, i tillë siç është pas përfundimit të pandemisë.
Lirimi apo shtrëngimi i masave
Jemi të vetdijshëm se presioni për të liruar veprimtari të tjera është në rritje e sipër sidomos nga bizneset, banjat rehabilituese, ndryshime të orareve të qarkullimit, kinematë dhe verpimtari të tjera, por duke qenë që jemi në një fazë delikate në prag të fillimit të vitit shkollor dhe neve na duhet të ulim edhe më tej lakoren e infektimeve dhe rastet e vdekjeve, konsideroj se së paku edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta duhet t’i mbajmë në fuqi.
Fushatë vetdijësuse për nxënësit, prindërit e mësimdhënësit
Me që po përmendet prapë arsimi, besoj se MASHT duhet të fillojë që nga sot, për të mos thënë dje, fushatën informuese për prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit, me qëlim që dita e hapjes së shkollave të mos i gjejë të pa informuar.
Në këtë aspekt, ndihma e Zyrës sonë të informimit do të jetë në dispozicion, por edhe e partnërëve si OBSH, UNICEF, UNDPP dhe institucionet e tjera.
Na duhet koordinimi edhe në fushën e informimit, për të informuar drejt në një kohë kur palë të tjera, përdorin lajme të rrejshme dhe zhvillojnë edhe fushata të pandershme për të zhvlefetësuar punën e secilit institucion, ekspertëve tanë, por edhe të vet profesinistëve shëndetësor.