Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë në Kuvendin e Kosovës se janë shpifje të gjitha fjalët se njerëz të LDK-së janë privilegjuar për të bërë testimet për Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë poashtu ka bërë të ditur se që nga sot pritet të rritet numri i testimeve në vend.
“Mos krijoni shfaqje teatrale të cilat janë të thirrura në të pavërteta. Vjosa Osmani i ka dërgu dy lista për testime dhe të gjithë janë testuar. Poashtu, edhe njerëzit e kontaktit janë testuar. Nuk jemi më të privilegjuar se askush. Të gjithë testimet janë me protokoll, ku janë të shënuar edhe arsyet e testimit. Nuk është në interes politik as publik në dezinformata. Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative dhe pritet rritja e numrit të testimeve që nga sot” ka thënë Zemaj.