Ministri Zemaj ka publikuar masat e reja rreth Covid-19.
Ministri i Shëndetësie, Armend Zemaj ka njoftuar për masat e reja pas rritjes së numri të rasteve me koronavirus.
Ndër masat që Ministria e Shëndetësisë ka marrë është edhe kufizimi i orarit të veprimtarisë të sektorit të gastronomisë.
Zemaj ka njoftuar se të gjithë ata që ofrojnë shërbime në sektorin e gastronomisë, do tu ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05 të mëngjesit.
Ai njoftoi se ky orar vlen edhe për të gjitha qendrat tregtare.