Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në javën e fundit ka rritje të numrit më të infektuar me Covid-19, për 26 për qind.
Ai në mbledhjen e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 të mbajtur të enjten ka thënë se sigurimi i vaksinës është mënyra e vetme për parandalimin e pandemisë, por është shprehur se Kosova do të pranojë vetëm vaksinën e miratuar nga OBSh-ja, e jo nga Rusia e Serbia.
“Situata këtë javë tregon se ka rritje të rasteve për 26%. Sot në vlerësim të masave apelon te qytetarët në respektim dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe ky detyrim ligjor rrjedh nga detyrimet e ligjit për zbatimin e masave të përgjithshme. Në situatën që ndodhemi është e domosdoshme që të respektohen nga të gjithë distanca fizike, ajrosja e lokaleve. Humbja për neve nuk është opsion dhe nuk do të ndalemi asnjëherë. Parandalimi deri më tani pati sukses duhet të vazhdojmë me disiplinën dhe me rëndësi është që të gjithë së bashku policia përfaqësues ta bëjnë punën sipas detyrimeve ligjore, duhet të vazhdojmë me këtë disiplinën deri në pritjen e vaksinës”, tha Zemaj, raporton EO.
Zemaj ka thënë se sigurimi i vaksinës anti-Covid është mundësia e parandalimit të pandemisë, por ka thënë se Kosova do të marrë vetëm vaksinat e miratuara nga OBSh-ja dhe jo nga Rusia e Serbia.
“Vaksina është mundësia e parandalimit të virusit edhe për kundër presionit të qytetarëve për vaksinim, ne kemi bërë të qartë dhe nuk do të marrim vaksina nga shteti i Serbisë dhe as nga Rusia. Kosova do të merr vetëm vaksinat e miratuara nga OBSH-ja”, tha Zemaj.