Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë vizitës në SHSKUK, ka thënë se situata me virusin COVID-19, po shkon drejt normalizimit.
“Ajo çka është evidente është se këta tre muaj të hapjes së kontrolluar të pandemisë apo menaxhimit, na kanë treguar qartë se cili është organizimi shëndetësor në Kosovë; cilat janë sfidat dhe brishtësia e këtij sistemi. Mirëpo, kemi marrë edhe imputet edhe ndërtimin e strategjisë për të ecur tutje”, ka thënë Zemaj.
“Ky menaxhim i përbashkët në luftën kundër pandemisë, është tregues që ne duhet të avansojmë në këtë drejtim. Si ministër i Shëndetësisë, neve na duhet progres, unë e kam një zotim dhe po bëjmë një punë dinamike. Ata që janë të lodhur dhe nuk po munden ta përcjellin dinamikën e tillë të punës, për shkak të përgjegjësisë duhet t’i kryejnë detyrat e tyre me etikë dhe moral, ashtu siç ju takon juve si mjekë”.
Ministri Zemaj, ka kërkuar që të jenë të gjithë të përgjegjshëm t’i ndajmë përgjegjësitë të tregojmë më të mirën e mundshme në të gjitha nivelet, që i Kosova.
“Tash jemi në një fazë ku na është dhënë mundësia që bashkarisht të marrim pak frymë më lirshëm, por në këtë kohë do të kërkojmë riorganizim shtesë, do të ngrisim interferimin e përbashkët tonë sipas detyrave që kërkesat tona të jenë të qarta”.
“Mjekëve, infermierëve, stafit, iu jemi shumë mirënjohës dhe i falënderojmë pafundësisht për punën e tyre të palodhur. Gjithnjë do të qëndrojmë në krah të tyre dhe do t’u ofrojmë përkrahje të pa rezervë aty ku e kanë të nevojshme”, ka thënë Zemaj.