Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR për COVID-19.
Nga ky rregull, Zemaj ka thënë se përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për COVID-19.
“Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:
Me mikun tim, zëvendës ministrin e shëndetësisë, z. Ilir Hasani, e nisa javën, në Prishtinë.
Teksa po pinim kafe, po flisnim për një bashkërendim sa më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19.
Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme.
Duhet angazhim i përbashkët për shëndetin e qytetarëve të vendeve tona dhe rajonit!