Pas vendimit që kosovarët të paguajnë edhe nga 5 euro shtesë gjatë regjistrimit të veturave në formë të tiketës ngjitëse, ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
“T’i kërkosh Shqipërisë (me të drejtë) që të heq pagesën për “Rrugën e Kombit”, e ta vendosësh tarifën prej 5 euro për një stiker, është jo vetëm padrejtësi, por edhe hipokrizi. Definitivisht, i padrejti i drejt nuk mund të bëhet.Në emër të “luftës kundër varfërisë” të varfëron, në emër të “uljes së papunësisë” e rritë papunësinë, në emër të “luftës kundër hajnisë”, të vjedh. Marre, turp!”, ka shkruar Zemaj.
Ky vendim është kritikuar dhe po kritikohet ashpër nga të gjithë, pa përjashtim, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Po ashtu ky vendim po duket të jetë i paligjshëm.
Për më shumë lexoni në linqet më poshtë se për çfarë vendimi të paligjshëm bëhet fjalë.