Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ishte në vizitë në shkollën “Ismail Qemaili”, në kryeqytet ku pa nga afër se sa po respektohen masat anti-covid.
Ai u shpreh i shqetësuar nga grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës duke i inkurajuar ata për kujdes të shtuar.
“Gjatë vizitës në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, pash se respektimi i masave anti Covid, në hapësirat shkollore ishin në nivelin e duhur. Shqetësuese është grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve. Lus prindërit që mos të shkaktojnë grumbullime në oborre të shkollave dhe i inkurajoj ata peër kujdes teë shtuar”, u shpreh Zemaj përmes “Facebook”.
Ai theksoi se çdo ditë pa paralajmërim do të vrojtohen shkollat dhe institucionet për të parë se si po zbatohen masat anti-Covid.
“Do të jemi çdo ditë në teren, pa paralajmërim në shkolla dhe institucione të ndryshme për të parë se si zbatohen masat anti Covid. Respektimi i rregullave anti Covid, do të sjellë sukses edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe arsimtarët”, përfundoi ai.