Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka paralajmëruar se spitalet e Kosovës tani janë të mbushur me pacientë dhe ka ftuar qytetarët që të bëjnë kujdes nga COVID-19.
Zemaj po thotë se gjendja e pandemisë në Kosovë është stabile duke parë së fundi se numri i rasteve është rritur duke thyer rekorde.
Ai tha se masat e ndërmarra nga Qeveria Hoti janë duke u respektuar dhe ka kërkuar që akoma të respektohen.
““Ky kontigjent do të shërbej si masë preventive, mbrojtëse por mbi të gjitha edukative dhe ta sensibilizojmë opinionin që të jemi sa me të kujdesshëm dhe ta luftojmë sëbashku këtë të keqe e cila ka përfshirë edhe rajonin, Kosovën dhe mbarë globin. Kufizimet të cilat janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen dhe të shkojmë duke ulur infeksionin… ne duhet ta shtojmë kujdesin në kuadër të kësaj spitalet tona, personeli shëndetësorë është i mbingarkuar nga rastet dhe po duhet që të jemi 24 orë në përkujdesje apo në shqetësim permanent për çdo rast, çdo jetë dhe çdo pacient”, ka thënë Zemaj, derisa pranoi një donacion nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë.
Kujtojmë se ditëve të fundit numri i rasteve ka shënuar shifra rekorde dhe gjendja sipas qytetarëve e njohësve të çështjeve është alarmante.