Qeveria e Kosovës pritet që të marrë masa të reja, ndërsa për këtë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pritet që sot të diskutojë me kryetarët e komunave, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë së premtes në vendin tonë u vendosët masa të reja kufizuese kundër koronavirusit, të cilat ishin në fuqi deri sot në orën 05:00.
Në javët kur Kosova po përballet me qindra të infektuar në ditë, e është rritur edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë, institucionet kanë zgjedhur që gjatë vikendit të bëjnë një test të masave, ku është ndaluar veprimtaria e disa subjekteve afariste, bizneseve, qendrave tregtare dhe rekreative, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky vendim u zbatua prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00, derisa, për dy ditë në vend kanë funksionuar vetëm, Furraat e bukës, barnatoret, marketet e vogla, pompave të derivateve. Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale. Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.
Mirëpo pasi që këto masa nuk janë më në fuqi, pritet që të zëvendësohen me të tjera, raporton Gazeta Metro.
Për këtë, do të diskutojë sot ministr i Shëndetësisë, Armend Zemaj nga ora 11:00, me kryetarë të komunave.
Vet Zemaj dje pas një takimi me kreun e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin, kreun e Odës Amerikane, Arian Zekën, Petrit Kllokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe Hysen Sogojeva kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës, konfirmoi se do të ketë masa të reja kundër pandemisë.
Ndryshe, Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 730 raste të reja me COVID-19, ndërsa shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 11 persona e ku numri i vdekjeve nga virusi korona ka shkuar në 755 raste.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) numri i rasteve aktive në vend është 7 mijë e 278.