Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në dy ditët e fundit, ka njoftuar se nëse vazhdohet me përkeqësim të situatës, janë të detyruar të shtrëngojnë masat.
Zemaj derisa ka folur për 100 ditëshin e punës së tij në Ministrinë e Shëndetësisë, është zotuar se përkundër sfidave me pandeminë, e kanë mbajtur nën kontroll menaxhimin e kësaj situate.
Ai tha se fluksi i ardhjes së qytetarëve tanë nga vendet me rrezik më të lartë, kanë bërë që të ketë një rritje, e cila nga ne kërkon angazhim dhe kujdes maksimal.
“Pas njëqind ditë pune, mund të themi se përkundër sfidave të mëdha dhe marrjes së detyrës në një fazë të hapjes së parakohshme, ja kemi dalë të kemi nën kontroll pandeminë Covid-19 në
Kosovë dhe duke mbajtur në të njëjtën kohë gjallë jetën edhe në rrafshin sociale e ekonomik.
Megjithatë, sot është momenti për të tërhequr vërejtjen se rezultate e mira të shënuara kohëve të fundit rreth Covid-19, duhet t’i përkthejmë në aktivitete konkrete për ta mbajtur nën kontroll pandeminë.
Në dy ditët e fundit kemi pasur rritje të rasteve me Covid-19, që na jep të kuptojmë se nuk është momenti për të ulur ritmin e angazhimeve, inspektimeve dhe masave të tjera kundër këtij infeksioni.
Për më tepër, shohim se mungesa e disiplinës në institucione të ndryshme, komunitet dhe
gjithashtu edhe fluksi I ardhjes së qytetarëve tanë nga vendet me rrezik më të lartë, kanë bërë që të ketë një rritje, e cila nga ne kërkon angazhim dhe kujdes maksimal.
Në dy ditët e fundit kemi rritje të rasteve me të infektuar me Covid 19: dje kemi pasur 79, kurse sot 80 raste pozitive nga 764, përkatësisht nga 566 mostra të 24 orëve të fundit.