Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit që ka mbajtur me udhëheqës të institucioneve në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë COVID-19 në vend ka thënë se nuk do të ketë mbyllje të vendit, por vetëm rritje të inspektimeve, shkruan Reporteri.net.
Zemaj me këtë rast përmendi edhe rrezikun e përhapjes së virusit me ardhjen e bashkatdhetarëve në Kosovë. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë më shuëm kujdes gjatë festave.
“Ne kemi shtuar kapacitetet sa i përket rritjes së numrit të inspektorëve. Janë më shumë se 95 inspektorë tani. Të gjithë ata që kanë ardhur dhe vijnë, dihet se vijnë nga vendet me riskë të lartë të infeksionit. Kosova nuk e ka vendimin për mbyllje dhe duam ta mbajmë situatën në kontroll. Ne ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që të moskontribojnë në mbingarkesën spitalore që edhe sot është e madhe.
Ministri tha se të gjithë kosovarët që jetojnë në shtetet tjera nuk kanë nevojë për testin PCR. Megjithatë, ai tha se do të ketë më shumë inspektime.
“Duke parë që këto ditë kemi fluks të ardhjes së bashkatdhetarëve ne duhet të jemi të kujdesshëm, masat duhet të mbikëqyren në mënyrë rigoroze edhe në pikat kufitore. Ne nuk guxojmë që të na dështojë asnjë hallkë e mbikëqyrjes që të dështojmë të gjithë”, shtoi ai.