Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar vetëm 34 raste të reja pozitive me coronavirus.
Po ashtu ai bën të ditur se janë shëruar 122 pacientë.
Zemaj njoftoi përmes Facebookut edhe se Maqedonia e Veriut ka hequr testin RT PCR për shtetasit e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Zemajt:
Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miraruar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR.
Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.
Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR.
Test PCR mund të kthehen nëse vërejm se ka rritjet të rasteve të infeksionit.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!
Bashkë për një rajon të shëndetëshëm.