Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është brengosëse rritja e infeksioneve me koronavirus në 10 ditët e fundit në Kosovës.
Qeveri të mashtrimit e ka quajtur atë të udhëhequr nga Albin Kurti, ndërsa ka thënë se e njëjta është në gjumë të thellë.
“Për pakë ditë, afër 10000 mijë qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht dhjetëra qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës”, ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Facebook.
“Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e shëndetësisë dhe situatës pandemike”.
Sipas tij, menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani.
“Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes dhe injorimit nga MSh dhe Qeveria e mashtrimit ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore”, ka përfunduar Zemaj.