Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar një takime me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme shëndetësore, ku u vlerësua situata rreth COVID-19, para marrjes së çfarëdo vendimi apo mase të re.
Zemaj theksoi se situata epidemiologjike po tregon trend të përmirësimit, i cili duhet të përkthehet në qëndrueshmëri në zbatimin e masave në fuqi dhe rritjen e kujdesit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
“Vlerësimi i drejtë është parakusht për vendimmarrje të drejtë, prandaj do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe konsultimet me të gjitha institucionet dhe palët e interesit në funksion të menaxhimit sa më korrekt të situatës. Ndjeshmëri ndaj të gjitha kërkesave dhe nevojave, por prioritet mbetet shëndeti publik!”, tha ai.