Me 9 shkurt në Kosovë do të mbahen zgjedhjet dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në garë me kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.
Në listën e PDK-së, padyshim nuk do të mungojë një nga kontribuuesit e shquar të partisë, Zenun Pajaziti, i cili do të kandidojë për deputet me numrin 46.
Zenun Pajaziti kërkon mbështetje nga qytetarët dhe do të jetë zëri i tyre për çdo problem që ata po përballen.
Zenun Pajaziti është një figurë e njohur dhe e dëshmuar në politikën e Kosovës, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në institucionet e ndryshme të vendit. Karriera e tij e gjatë si deputet në Kuvendin e Kosovës dhe përvoja si ish-ministër i Punëve të Brendshme e bën atë një personalitet me përvojë të vlefshme në proceset vendimmarrëse.
Kontributi i tij në Kuvendin e Kosovës ndihmon në ngritjen e cilësisë së diskutimeve dhe hartimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e qeverisjes dhe jetës së qytetarëve. Përvoja dhe njohuritë e tij në menaxhimin institucional dhe çështjet e sigurisë janë një aset i rëndësishëm për funksionimin efikas të Kuvendit dhe përballjen me sfidat që paraqiten në proceset shtetërore.
Në përkrahje të Zenun Pajazitit dhe të gjithë kandidatëve të Gjilanit dhe Anamoravës.